Lumir Abdixhiku i përgjigjet Kurtit- Të mblidhemi të gjitha partitë shqiptare për qeveri nacionale të tranzicionit

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ftesës së liderit të VV-së, Albin Kurti, që i bëri dje për takim, konsultim dhe koalicion në mes dy partive politike.

Abdixhiku deklaroi se LDK nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Vetëvendosjes duke pasur parasysh gjitha zhvillimet e kaluara.

“Kam marrë një letër nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe i nxitur nga konsiderata për votuesit e VV-së, pra nga konsiderata për këta votues kam ndjerë nevojën që pas konsultimeve t’i përsëri qëndrimet mbi çështjet e ngritura në atë letër.LDK-ja në zgjedhjet e 9 shkurtit ka garuar me një program të qartë dhe me qëndrime të qarta s ai takon bashkëpunimit politik.LDK-ja në mungesë besimi dhe duke pasur parasysh stagnimin 4 vjeçar të vendit e kam fjalën për rrezikimin e aleancave strategjike, rrezikimin serioz të demokracisë dhe lirisë së shprehjes. Atakimin e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe mos respektimin e këtyre institucioneve “deklaroi ai.

Abdixhiku tha se LDK-ja është për një qeveri tranzicionale , ku duhet diskutuar në mes partive politike për një qeveri deri në zgjedhjen e presidentit.

“LDK e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me Vetëvendosjen dhe Kurtin.Por sot vendi është në krizë të thellë institucionale, kryesisht për shkak të partisë së parë në pamundësi për të krijuar. Dhe zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK e konsideron të domosdoshme. Në përputhje me këtë LDK propozon nisjen e një procesi të ri politik, e kjo zgjidhje kërkon edhe përgjegjshmëri, unitet e vetëdije nacionale. Në përputhshmëri me këtë LDK propozon nisjen e këtij procesi fillimisht konsultativ me të gjitha partitë, me qëllim të formimit të qeverisë nacionale të trazicionit”,deklaroi ai, raporton lajmi.net.

Abdixhiku tha se LDK kërkon unitet gjithë shqiptarë dhe formimin e qeverisë nacionale të trancizionit pra deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

“Jam i gatshëm të takohem me të gjitha partitë, të ndihmoj në këtë proces dhe e ftoj Kurtin dhe liderët e tjerë politikë që i kam njoftuar tashmë në një takim të radhës kurdo që e shohin të arsyeshme”, shtoi ai.

“Nuk shoh arsye të kemi takim me Kurtin paraprakisht, por të gjithë partitë politike shqiptare në vend”./Lajmi.net/