Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla- Schwarz, ka reaguar pasi LDK ka refuzuar ftesën e Kurtit për një koalicion mes LDK’së dhe VV’së.
Abdixhiku doli me propozimin për krijimin e qeverisë se tranzicionale deri në zgjedhje.
Sipas Gërvallës mesazhi i Abdixhikut ishte që vetëm bashkë me PDK-në.
“Jo pa PDK-në, vetëm bashkë me PDK-në!
Ky ishte mesazhi i sotëm i Lumir Abdixhikut, kryetarit të “Lidhjes së Re” dhe ideatorit të “Rrugës së Re”.
Ja pse votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm”, shkroi ajo në “Facebook”.