Avokatja e Drilonit, Bedrie Rexhepi, ka qenë e ftuar në “Kosova Today” ku ka folur më shumë rreth lajmet që kanë bërë bujë në media.
Ajo bëri të ditur se vendimi është keqinterpretu për faktin se në asnjë moment nuk e nxjerr të fituar Xheneten, shkruan Indeksonline.
Gjithashtu theksoi se kanë vazhduar me padi pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë për kompenzim dëmi, për dëmtimin e reputacionit të Drilon Ramës si dhe gjithashtu kallëzim penal pranë Prokurorisë themelore në Prishtinë .
Pas këtyre deklaratave në studio u fut edhe Xheneta ku menjëherë u largua avokatja dhe nuk donte të ballafaqohej me te.
Xheneta tha: “I kisha sygjeru me kry edhe njëherë juridikun e mi mësu pak më mirë ligjet edhe tani me ardh me fol. Unë kam dal e pafajshme sepse nuk e kam bë për më dëmtu imazhin e Drilonit ka qenë vetëm me tregu një të vërtetë të Drilonit për më tregu se nuk është siç është shfaqur brenda”.
Gjithashtu theksoi se Driloni e ka përndjekur tek banesa e saj dhe e ka shqetësu gjatë gjithë kohës.
Më poshtë keni videon./Indeksonline/