Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kritikuar ashpërLëvizjen Vetëvendosje për shkak të moskrijimit të institucioneve.
Musliu ka hedhur akuzandaj deputetes Albulena Haxhiu njëherit kandidate e LVV-së për kryeparlamentare.
“Shteti vazhdon të mbetet pa institucione, sepse Albulena ka vendosur të bëhet masha e Albinit. Ajo ka zgjedhur që pushtetin e Albinit ta vendosë mbi shtetin, mbi interesin e popullit, mbi të ardhmen e fëmijëve të saj. Kur individi vlen më shumë se shteti, vritet demokracia”, ka shkruar Musliu.
Deputetja e PDK-së më tutje ka shtuar se Haxhiu po lejon që emri i saj të bëhet arma me të cilën Albini po synon të vrasë demokracinë.
“Ajo po bëhet shkaktare e një krize institucionale, politike dhe morale. Por nuk do t’ia dalin. As një mijë Albina e Albulena nuk do të mund ta vrasin këtë shtet. Do të mbeten vetëm si dy njolla në rrugën institucionale të Republikës së Kosovës. Dhjetë herë tentuan, dhjetë herë dështuan. Ne ndërkohë Donika, Mimoza dhe Peci po mundohen me i shite mend një Kosove të tërë po për me shite mend duhet fillimisht me pasë mend”, ka shkruar Musliu.