“Meta po lançoi një aplikacion të pavarur për inteligjencën artificiale një hap i guximshëm që synon…”
Që nga themelimi i Facebook në vitin 2004, Mark Zuckerberg ka ndryshuar mënyrën se si lidhemi, ndajmë dhe komunikojmë online. Vizioni i tij për rrjetet sociale është kthyer në një perandori globale nën emrin Meta, një gjigant teknologjik që përfshin tashmë platforma si Instagram, WhatsApp dhe Facebook, duke numëruar miliarda përdorues në mbarë botën.
Por Meta nuk është më vetëm për rrjetet sociale. Kompania ka hyrë fuqishëm në realitetin virtual përmes Oculus dhe tani po ndërton të ardhmen e metaversit. Me intuitën e tij për të përdorur të dhënat dhe për të shtyrë kufijtë e teknologjisë, Zuckerberg ka bërë që Meta të kthehet në një superfuqi dhe ai nuk ka ndërmend të ndalet.
Së fundmi, ai bëri një deklaratë të bujshme:
Meta po lançoi një aplikacion të pavarur për inteligjencën artificiale një hap i guximshëm që synon të rivalizojë emra të mëdhenj si ChatGPT, Grok dhe Gemini.
Në një video zyrtare, Zuckerberg njoftoi nisjen e aplikacionit të ri Meta AI, një mjet elegant dhe i fuqishëm.
Gati 1 miliard njerëz tashmë e përdorin Meta AI çdo muaj në platformat tona, ndaj kemi krijuar një aplikacion të veçantë për ta eksploruar më thellë,” tha ai.
Ndërtuar mbi modelin Llama 4, ky aplikacion premton një përvojë të personalizuar që mban mend preferencat e përdoruesit dhe jep përgjigje në bazë të kontekstit të tij, si p.sh. aktivitetet në Instagram apo postimet në Facebook. Ky nuk është vetëm një chatbot i zakonshëm, është një asistent personal me të cilin mund të flasësh me tekst apo zë. Zuckerberg shtoi se përdoruesit mund të zgjedhin vetë se sa shumë dëshirojnë që aplikacioni të mësojë për jetën e tyre me kalimin e kohës.
Aplikacioni është i integruar me ekosistemin e Meta mund të krijosh postime të gjeneruara nga AI, të ndash përmbajtje, madje edhe të bisedosh përmes syzeve inteligjente Ray-Ban Meta, që tani zëvendësojnë aplikacionin e mëparshëm Meta View.
Meta AI nuk është vetëm një lodër teknologjike e re, është një paralajmërim për të ardhmen. Modeli i tij bazë, Llama 4, ka aftësi më të avancuara në arsyetim, mbështetje për shumë gjuhë dhe synon të tejkalojë konkurrentët me efikasitet dhe personalizim. Përdoruesit mund ta shfrytëzojnë për gjithçka: që nga krijimi i një recete, zgjidhja e një debati, e deri te gjenerimi i imazheve për postimet e tyre në rrjete sociale.