“Hajdutë të pafytyrë!….” Shpërthen sherri në çift për 150 mijë euro

Në vitin 2009, Mirela dhe Artani kanë blerë një pronë dykatëshe në Vlorë, ku kati i parë ëhtë 65 metra katrorë dhe i dyti 88. Arsyeja që i ka sjellë nga Italia në “Shihemi në Gjyq” është se çifti ka paguar 150 mijë euro për katin e parë, duke përfshirë edhe mobilimin dhe pjesa tjetër është paguar nga vëllai i Mirelës, Festimi. Edhe në deklaratën noteriale që Eni Çobani lexon në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai ka pranuar se kati i parë është paguar nga Artani.

Sot, në certifikatën e pronësisë, figuron që gjithçka është në emër të Festimit. Artani thotë se e shoqja ka dalë gjithnjë garant për familjen e saj, ai i ka ndihmuar duke i strehuar në shtëpi por gjithçka ka marrë ka qenë mashtrimi dhe mosmirënjohja.

Ai i referohet fisit të së shoqes si njerëz “hajdutë” dhe “mosmirënjohës”, kurse Mirela merr ‘zjarr’ dhe i kërkon të mbajë gojën kur flet për ta.

Artan: Këta janë një bandë hajdutësh nga i pari tek i fundit, e para është e ëma.

Mirela: Shiko, nënën time mos e zër hajdute ti se është plakë e shkreta!

Ardit Gjebrea: Mamanë e saj pse e fut në këtë?

Mirela: Po të ishte babai im gjallë nuk arrinim në këtë pikë neve!

Eni Çobani: E thotë sepse nëna mund të ndikonte te fëmijët e saj, prandaj thotë për nënën. Por sigurisht që nëna nuk ka bërë ndonjë veprim.

Artan: Nëna jote sot, më fal z. Ardit, po nuk pate pas shpatullave njerëz pa lyrë e pa fytyrë që të mbështesin…

Mirela: Këto fjalë, kontrolloje veten kur flet kështu ti se ai është fisi Alibeaj! Nuk mund ta shkelësh fisin Alibeaj kollaj ti! Kuptove apo jo? Një çikë me kujdes kur flet! Kontrolloje një çikë trurin!

Ardit Gjebrea: Ja ta dëgjojmë pak bashkëshortin!