Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, pak para seancës së Kuvendit ka thënë se shpreson se VV nuk do të shpikin ndonjë çështje që bi ndesh me rregulloren e Kuvendit apo Kushtetutën, shkruan Periskopi.
“Du duhej të kishte zgjidhje nga VV. Shpresoj që nuk do të shpikin ndonjë çështje që bie ndesh me rregulloren e Kuvendit apo Kushtetutën. Kjo nuk i ndihmon as procesit, por vetëm e rëndon edhe më tutje dhe po shihet se fare pak janë të interesuar që të kalojnë me zgjedhjen e kryetarit, konstituimin e Kuvendit dhe ecim tutje me formimin e Qeverisë.
Votimi i fshehtë do të ishte pjesë e procedurës fillestare ose i hapur ashtu sic ka filluar, por nuk mund të ndërrohen rregullat e lojës në fund të lojës. Dhe kjo, është ABC-ja e jetës parlamentare.
Kjo vetëm e rëndon procesin, por është tregues i qartë se tendenca për të shpikur ide të reja është për të keqpërdorur atë që iu takon përmes moshës së udhëheqësit të seancës. Me të vërtetë ka lënë shije të keqe dhe besoj se kjo duhet të ndalohet nga VV”, deklaroi Zemaj i LDK’së.