Mehmetaj i reagon Pecit: Nëse ka ligj në këtë shtet, ky ka me ofendu prapë, po prej burgu

Pas fyerjeve që ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, i bëri gazetarit Lirim Mehmetaj, në mungesë të një kundërpërgjigjeje në lidhje me raportimin e këtij të fundit rreth një afere të dyshuar korruptive, që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm të rëndë prej 60 milionë eurosh, Mehmetaj ka reaguar duke e shpalosur edhe më tej skandalin për të cilin raportoi paraprakisht:

“Faton Peci, i njohur si Faton Krimineli, e paska nxjerr nje status edhe me paska ofendu – une po vazhdoj me ia zbardhe krimet…

Ama, nese minimalisht ka ligj ne kete shtet, qe po shkaterrohet cdo dite, ky ka me ofendu prape, po prej burgu.

Shihni fabriken qe e ka leshu me qera per 2500 euro ne muaj (30 mije euro ne vit), ndersa te njejtes kompani i ndan subvencione 3.2 milione euro ne vit.

Pra, ia merr 30 mije euro dhe ia jep 3.2 milione, cdo vit.

Per 20 vjet rresht.

Dhe, sipas kontrates, nese qeveria e ardhshme vendos ta shkepus kontraten, atehere kompanise private duhet t’ia paguaj fitimin e parapare per 20 vjet.

Neser, kontrata me kriminale qe e keni pare ndonjehere qe nga paslufta ne Kosove.”