Kush janë fajtorët për dështimin e dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit?

As përpjekja e dhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk solli rezultat pozitiv, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Komisioni zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dështoi të miratohej, edhe pse votimi u zhvillua përmes një procesi të fshehtë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se pro formimit të komisionit votuan 54 deputetë, ndërsa një deputet votoi kundër. Nuk pati asnjë abstenim.

Pas publikimit të rezultatit, Dehari ndërpreu seancën duke njoftuar se ajo do të vazhdojë të hënën në ora 10:00.

Megjithë pritjet për një zgjidhje institucionale, bllokada politike po thellohet…

Por kush mban përgjegjësi për këtë dështim të përsëritur? A është kjo një pasojë e llogaritjeve politike të Vetëvendosjes, PDK-së, LDK-së apo AAK-Nismës?