“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata.

Ulsi Manja: Në fund të vitit 2026, vakancat plotësohen.

Artan Hoxha: Pra në 2026-ën do vini ku kemi qenë në 2015-ën. Dosjet kanë shkuar 200 mijë, pyetja është si do pastrohen pastaj? Si do bëhet?

Ulsi Manja: Ka masa ligjore që shumë shpejt do t’i kemi në Parlament.

Artan Hoxha: Pra, më shpejt do hyjmë në Europë se sa do pakësojmë 200 mijë dosje. Pse s’ja delegojmë çështjen Gjykatës Europiane dhe biem rehat?! S’kemi gjyqësor në Shqipëri…

Ulsi Manja: Më falni, ju thoni që një çështje e krimit të organizuar të ndiqet me “arrest shtëpie”?!

Artan Hoxha: Është çështje kulture dhe strukture sepse ky sistem drejtësie është ngritur për të arritur suksesin e meritës së prangave, para se të gjenden provat.