Mesa duket, raporti mes dy ish-banorëve më të përfolur të “Big Brother VIP”, Gjestit dhe Eglit, nuk është më si dikur. Nga një dyshe që shpesh i shihnim të pandarë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, sot ata duken të ftohtë dhe të distancuar – të paktën në rrjete sociale.
Në postimet e fundit të Gjestit në Instagram, mungojnë pëlqimet dhe komentet nga Egli, dhe e njëjta gjë ndodh edhe në drejtim të kundërt. Një ndryshim i dukshëm për dy personazhe që dikur shkëmbenin përqafime e batuta para kamerave.
Siç do ta thoshte vetë Gjesti: “Është kry çdo sen.” Kjo heshtje dixhitale ka ngritur shumë pikëpyetje tek ndjekësit, të cilët spekulojnë për një krisje në marrëdhënie – qoftë ajo shoqërore apo më shumë.
Gjesti ka deklaruar më parë se lidhjet personale i preferon t’i mbajë private, dhe ndoshta ky qëndrim përfshin edhe “like”-t në Instagram. Sipas tij, çdo ndërveprim mund të jetë temë diskutimi vetëm mes tij dhe Eglit.
Nëse kjo është një strategji për të shmangur zhurmën mediatike apo një sinjal për fundin e raportit të tyre, mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: kur mungojnë edhe “like”-t, publiku fillon të lexojë më shumë mes rreshtave – ose më saktë, mes postimeve.