Gërvalla e quan ish-opozitën “humbës të dobët”: U bënë bashkë me Listën Serbe

Deputetja e GUXO, Donika Gërvalla-Schëarz ka akuzuar partitë ish-opozitare, LDK, PDK e AAK se u bënë bashkë në Kuvendin e Kosovës me Listën Serbe, pasi propozimi për të proceduar me votim të fshehtë s’mori përkrahje.

Sipas Gërvallës, tri partitë u bënë bashkë me Listën Serbe, kundër votimit të fshehtë.

“Bllokada vazhdon. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të gjithë së bashku, kundër votimit të fshehtë për Kryetar të Kuvendit. Mes tyre dhe Listës Serbe unitet i plotë, ndaj deputetëve të tyre mosbrsim total. Humbës të dobët”, tha ajo.