Këngëtarja e njohur Maja duket se ka kaluar një moment të sikletshëm gjatë një dasme, ku një nga të ftuarit iu afrua për të kërcyer.
Gjatë një pjesë të kërcimit, ai nuk e ndaloi dhe vazhdoi të qëndronte afër saj, duke e shtyrë këngëtaren të përpiqej ta menaxhonte situatën.
I dukshëm ishte shqetësimi në fytyrën e Majës, e cila, pavarësisht sikletit, e kaloi momentin me sportivitet.
Ajo u mundua të ruante distancën, duke tentuar të largonte sa herë që ai e prekte fizikisht, duke i kapur krahun e tij dhe duke e drejtuar në mënyrë miqësore.
Ky moment krijoi një atmosferë disi të tensionuar për një çast, por Maja vazhdoi të këndonte dhe të kërcente, duke u përpjekur të mos e lëkundte atmosferën festive të dasmës.
Ja pamjet: