Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se partia e tij do të votojë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit vetëm nëse LVV-ja e ndërron kandidaten e propozuar.
“Për fat të keq nuk ka ndonjë ndryshim nga seancat e mëparshme, ne kemi dhënë një zgjidhje, të propozohen kandidatë të tjerë unifikues, nëse kjo ndodh me siguri se sot do të votohet, nëse ndërrohet kandidatja, nëse jo do të jemi në situatë të njëjtë”, ka theksuar Haradinaj.
Ai ka thënë se nuk do të pranonte të takohej me Kurtin për konsultime.
“Nuk do të pranoja një takim me Kurtin personalisht, por nënkryetarja e pastrisë Time Kadijaj është e autorizuar që të konsultohet me zotëri Deharin”, është shprehur Haradinaj, para nisjes së vazhdimit të seancës.