Raporti mes Gjestit dhe Xheneta Fetahut vijon të mbetet në qendër të vëmendjes, edhe pse fituesi i BBVA 4 ka deklaruar prerazi se nuk dëshiron më asnjë kontakt me modelen pas ndarjes së tyre.
Së fundmi, burime pranë çiftit zbulojnë se ata janë ndeshur rastësisht në ambientet e Top Channel, ku Xheneta punon aktualisht. Në një prononcim për emisionin “E Diell”, modelja shpjegoi se takimi ishte krejt i paorganizuar dhe se midis tyre nuk pati asnjë komunikim, përveç disa shikimeve të shkurtra. Gjest, i shoqëruar nga roje sigurie, u largua pa ndalur për asnjë fjalë.
Xheneta u shpreh qartë se nuk dëshiron asnjë përballje me ish-partnerin dhe do të fokusohet tërësisht në karrierën e saj. Ndërkohë, këngëtari pejan po shijon një romancë të re me Egli Takon, duke e mbajtur marrëdhënien larg syrit të mediave.
Kliko linku poshtë për të parë videon: