Në studion e “Post Big Brother VIP Albania”, tensionet nuk munguan.
Një debat i ashpër shpërtheu mes Gerta Gixharit, Rozana Radit dhe Laertit, ku u hodhën akuza për qëndrime të lëkundura pas largimit nga shtëpia.
Gjithçka nisi kur Rozana sfidoi Gertën për deklaratat e saj, duke e akuzuar për ndryshim qëndrimi lidhur me mbështetjen për Gjestin.
Gerta sqaroi qetësisht se gjithmonë e kishte vlerësuar Gjestin, por asnjëherë nuk kishte qenë në një front me Rozanën.
Debati u ndez akoma më shumë kur në studio u risoll momenti i shpullës së Jozit ndaj Gjestit, ku Gerta kujtoi se vetëm ajo dhe Egli u afruan për ta mbështetur, ndërsa Rozana dhe Laerti qëndruan indiferentë.
Kjo deklaratë ngriti temperaturën në studio, duke risjellë në vëmendje aleancat dhe qëndrimet e vërteta gjatë lojës.
Ja pamjet: