“Mbylle gojën!”/ ‘Plas keq’ mes Xhenetës dhe Bled Manes: Ti je më lepurush se ata të Prishtinës

E diela e djeshme në “Trotuar” solli tension mes gazetarit Bledi Mane dhe Xhenetës.

Teksa të ftuarit aluduan për një afrimitet mes Xhenetës dhe Fation Kuqarit, Bledi nuk ngurroi që ta ngacmonte publikisht.

Por nga ana e saj Xheneta sqaroi se mes tyre ekziston vetëm një marrëdhënie miqësore, edhe pse shpesh janë parë bashkë në ambientet e Top Channel apo në kafene.

Humori dhe ngacmimet mes të ftuarve vijuan, por situata u përshkallëzua kur Bledi, pas një batute me Nevinën, iu drejtua Xhenetës me një pyetje provokuese: Ku ke fjetur dje?

Xheneta reagoi menjëherë, duke e cilësuar komentin e Bledit të tepruar dhe duke vendosur të largohej nga studio dhe iu kthye duke i thënë: Mbylle gojën e mos e tepro!

Bledi tentoi të vijonte me batuta, duke i thënë Xhenetës se mund të jetë mësuar me “lepurushat e Prishtinës”, por përgjigjja e saj nuk vonoi: Ti je edhe më lepurush se ata!