Ja çfarë ndodhi me taksistin që u ngjit mbi veturë për ta penguar “merimangën”

Një taksist në Shkup sot është ngjitur mbi çatinë e veturës së tij për të penguar shërbimin e ngritjes së automjeteve, i njohur si “merimanga”, që t’ia tërheqë makinën.

Ngjarja ndodhi pranë Stacionit Hekurudhor të Shkupit. Në fund, pas një marrëveshjeje të shkurtër me autoritetet, taksisti nuk pagoi tarifën për shërbimin e “pajakut”, por vetëm një gjobë në vlerë prej 1.500 denarësh. Vetura e tij mbeti në vendin e ngjarjes.