Mbrëmjen e së shtunës, në “Post Big Brother VIP Albania”, Egli Tako vendosi të flasë hapur për lajmet që qarkullonin në rrjet lidhur me marrëdhënien e saj me Blerinën, motrën e Gjestit.
Prej javësh, fansat kishin vënë re një detaj që ngriti shumë pikëpyetje: Egli dhe Blerina nuk ndiqeshin më në Instagram. Kjo solli spekulime për një ftohje në marrëdhënien e tyre.
Por në intervistën e saj, Egli i dha fund aludimeve, duke shpjeguar se gjithçka kishte qenë një keqkuptim teknik.
“Profili im menaxhohet edhe nga persona të tjerë që kujdesen për rrjetet sociale. ‘Unfollow’-et janë bërë automatikisht për ata që nuk më ndiqnin më parë,” tha ajo.
Kur Ledioni e pyeti nëse Blerina e kishte ndjekur ndonjëherë, përgjigjja e Eglit ishte e prerë: “Jo, nuk më kishte.”
Ajo shtoi se nuk mund të komentonte më tej, pasi vetëm Blerina mund të shpjegonte arsyet, dhe për fat të keq, ajo nuk ishte e pranishme në studio.
Në fund, Egli la të kuptohet se nuk ka asnjë dramë mes tyre dhe gjithçka mbetet një keqkuptim i zakonshëm në botën e rrjeteve sociale.