Një rast i paprecedant ka ndodhur dje në Kuvendin e Kosovës gjatë përgatitjeve për seancën e së premtes, ku pritej konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Teksa gazetarët dhe kameramanët po prisnin në ballkonin e Kuvendit për të filluar seanca një kameraman është dëgjuar duke ofenduar me terme pezhorative deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.
Ndërkohë në transmetimin live të seancës në RTV Dukagjni, një kameraman u dëgjua duke thënë: “Shka m’ka dalë Dimal Maxhupi Qitu”.
Ja dhe video: