Mbrëmja e së shtunës finalizoi edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania” me “Post Big Brother VIP Albania”. Teksa banorët u pyetën rreth planeve të tyre të verës, artistja, Rozana Radi, ka zbuluar së fundmi se një tjetër bashkëpunim me Noizy-n do të publikohet shumë shpejt.
Ky projekt do të jetë vazhdimi i këngës legjendare “Mr. Yesterday”, diçka që këngëtarja e konfirmoi duke pohuar se “Mr. Yesterday 2” do të publikohet shumë shpejt. Kujtojmë se dy vite më parë Rozana e ka konfirmuar që do të ketë një bashkëpunim me Noizyn nëpërmjet një InstaStory dhe mesa duket këtë këngë do të mund ta shijojmë brenda këtij viti.
Gjithashtu artisti i mirënjohur, në një nga koncertet e tij “Alpha Show” ka përshëndetur Radin duke thënë: Rozi, të dua shumë. Unë jam personi i fundit që mbaj këto lloj fjalimesh, por po vazhdoj pak ashtu siç di unë të flas.