Deputeti i zgjedhur i VV-së, Hekuran Murati ka thënë se deputetët që nuk po votojnë pro zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit, duhet ta ndryshojnë votën.
“Procesi i konstituimit të Kuvendit po vazhdon, ne si parti fituese jemi të interesuar për konsultime të institucioneve. Ata që nuk po votojnë për, duhet ta ndryshojnë votën”, u shpreh Murati.
Pas dështimit të pestë të zgjedhjes së Haxhiut si kryeparlamentare, Murati thotë se kandidati i tyre për këtë post nuk ndryshon.