Dështimi për konstituim të Kuvendit, Berisha: Vetni qita që kanë vota ma shumë

Bekë Berisha, deputeti i zgjedhur i AAK-së, pas dështimit të radhës të konstituimit të Kuvendit, tha se vendi ka mbetur peng i inateve dhe ‘budallakive’.

“Jena mbetë peng i inateve dhe budallakisë. S’di unë, vetni qita, këqyre në Qeveri o t’u nejtë njeri hala. Pse s’pi vetni qita që kanë vota ma shumë, që i ka votu populli”, u shpreh Berisha para gazetarëve.

Sot, për herë të pestë, Albulena Haxhiu dështon të zgjidhet kryetare e Kuvendit, duke u bërë hera e shtatë që Kuvendi mblidhet për konstituimin e tij.