Daut Haradinaj përkujton dëshmorët e Prelepit: Respekti dhe lavdia e tyre do të kujtohet përjetë

Në një mesazh përkujtimor me rastin e nderimit të dëshmorëve dhe heronjve të Prelepit, Daut Haradinaj ka shprehur mirënjohjen dhe krenarinë për luftën dhe sakrificën e bijve të Dukagjinit.

“Sot me krenari kujtojmë dëshmorët dhe heronjtë e Prelepit. Kushdo që e njeh luftën e Dukagjinit, i njeh mirë betejat nga Deçani deri në drejtimin e Gjakovës, prandaj respekti dhe lavdia e kësaj lufte e këtyre djemve do të kujtohet me nder dhe respekt të përjetshëm”, deklaroi Haradinaj.

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të atyre që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e vendit.