Albulena Haxhiu dështon sërish të zgjidhet kryekuvendare- merr veç 57 vota

Në Kuvendin e Kosovës është hedhur në votim për herë të shtatë radhazi emri i deputetes Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit.
Haxhiu edhe këtë herë s’ka arritur të zgjidhet për kryekuvendare.

Nga deputetët e pranishëm Haxhiu mblodhi 57 vota gjithsej për, 41kundër dhe 3 abstenime.

Seanca e radhës është ftuar pas 48 orëve në ora 10:00. /Lajmi.net/