U kritikua se puthi flamurin e Kosovës pas finales, Gjesti bën veprimin e papritur në koncert (Video)

Pas fitores së tij në “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti ka qenë në qendër të vëmendjes për një veprim që bëri gjatë natës finale më 19 prill,

ku u shpall fitues i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.

Në momentin e fitores, Gjesti mori flamurin e Kosovës, e puthi dhe më pas e mbajti në qafë gjatë festimeve.

Ky gjest ngjalli reagime të shumta në rrjet, ku shumë ndjekës shprehën se ai duhej të kishte bashkangjitur edhe flamurin e Shqipërisë.

Pas gjithë kritikave, mbrëmjen e djeshme gjatë një koncerti ku ishte i pranishëm, Gjesti reagoi në mënyrë të papritur.

Teksa fliste për komentet që kishte marrë, ai mori flamurin shqiptar dhe e mbajti në shpinë, duke emocionuar të gjithë të pranishmit.

Ky veprim u prit me duartrokitje dhe brohorima, duke shuar disi polemikat që ishin ngritur pas finales.