Pas divorcit me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, duket se Bes Kallaku ka vendosur ta rikthejë jetën e tij në normalitet. Në vitet e fundit, ai ka eksperimentuar në disa fusha nga aktrimi dhe muzika, deri tek bizneset.
Megjithatë, periudha pas ndarjes duket se ka qenë e vështirë për aktorin, duke ndikuar edhe në angazhimet e tij artistike. Performancat live u bënë më të rralla, ndërsa çmimi për të marrë pjesë në to u rrit ndjeshëm. Kjo shoqërohej edhe me publikimin e disa këngëve që u interpretuan si “akuza” të fshehta ndaj ish-partneres së tij.
Pavarësisht kësaj, Besi nuk qëndroi gjatë në këtë fazë. Edhe pse solli disa projekte, tregu muzikor nuk arriti ta përmbushte plotësisht dhe ai e kuptoi se muzika nuk ishte destinacioni i tij kryesor. Kështu, Besi ka vendosur t’i rikthehet edhe një herë të aktrimi.
Aktori pritet të rikthehet në skenën që e bëri të njohur, aty ku publiku e deshi si një nga emrat më të spikatur të humorit shqiptar. Por këtë herë, planet janë edhe më të mëdha. Përveç roleve në humor, ai do të marrë pjesë në filma dhe projekte kinematografike, duke vendosur kështu rikthimin te “dashuria e parë”.
Gati një vit pas ndarjes nga Xhensila, Besi ka vendosur t’i rikthehet në rrugën që i solli suksesin, duke lënë pas dështimin në dashuri dhe duke u fokusuar sërish në karrierë.