Pal Lekaj i bindur: Kurti nuk i ofroi kryeparlamentarin Limajt, por …

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka deklaruar se Albin Kurti, nuk i ka ofruar kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt postin e kryeparlamentarit.

Lekaj tha se përveç një ministrie, Kurti i ka ofruar Limajt edhe zëvendësministra.

“100 për qind Kurti ia ka ofruar një ministri Limajt, zëvendësministra, por jo Kryeparlamentarin. Kryeparlamentarin nuk ia jep sepse është paranoik dhe thotë ‘me u bë ky Kryeparlamentar, ma marrin edhe Parlamentin edhe Qeverinë dhe shkoj në shtëpi’”, tha Lekaj në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se nëse Limaj, nuk shkon me Kurtin, s’i mbetet opsion tjetër përpos që të shkojë me opozitën./Insajderi.org/