“Ndoshta më bie dhe mua nusja me lek”, ish-banori reagon pas ‘thumbit’ të Ledionit

Xum Allushi ka reaguar me një postim në rrjete sociale, pas komentit të fundit të Ledion Licos.

“Unë kam treguar respekt nga i pari tek i fundit. Nëse doni vëmendje nga unë dhe të përmendni biznesin që familja ime ha bukë, ju lumtë. Por të shkelni tek buka e familjes time dhe tek djersa ime, nuk ua toleroj,” shkruan ai.

Në reagimin e tij, Xumi thekson se proteinat që përmenden janë suplemente ushqimore të provuara shkencërisht, të miratuara dhe të certifikuara. Ai nënvizon gjithashtu se arritjet e tij janë fryt i djersës dhe sakrificës personale, pa ofenduar apo hedhur kunja për askënd.
Ja reagimi i Xumit: