“Më pëlqeu shumë aroma e tij”/ Kush është fermerja që i shprehu ‘dashurinë’ Albano Bogdos në Ferma VIP?

Deklaratat e dashurisë nuk kanë munguar mbrëmjen e kësaj të premte në Ferma VIP. Dhe këtë herë bëhet fjalë për Albano Bogdon, kryeplakun e fermës.

Mes batutash dhe me nota humori, ai tha se Nur i ka shprehur dashurinë.

“Jo se po spiunoj, por gjatë publicitetit, Nur tha në sytë e të gjithë fermerëve: Jam e dashuruar me Albano Bogdon. Të vëm ca pikë mbi i, e para shpresoj mos të jetë fallco, e dyta nuk kanë punë këta të tjerët të përfshihen me historinë tonë”, tha Albano me batuta.

Gjithashtu Nur pohoi deklaratën e saj, duke theksuar se i kishte pëlqyer shumë parfumi që aktori kishte përdorur.

“Është e vërtetë ajo që tha, sepse herën e parë që erdhi tek ferma për lojën, kishte një parfum shumë të mirë. Kur erdhi herën tjetër e kishte ndryshuar parfumin dhe i thashë unë pse e ke ndryshuar parfumin, vetëm se thashë unë që e kishe shumë të mirë. Kur erdhi sot më tha e kam vendosur parfumin që ke qejf”,tha Nur.

Por, fermerja sqaroi se e gjitha kjo ishte për një moment humoristik/vizionplus.tv