Shkruan Halil Geci
Në orën e së vërtetës, secili deputet do të zbulojë anën që mban: me Kosovën e lirë, apo nën këmbët e Serbisë dhe Rusisë.
Nesër zbulohet fytyra e vërtetë e deputetëve – vota e tyre do të tregojë gjakun që mbajnë: atë të Dardanisë ose të Shkaut.
Nesër, e diel, është dita e provimit për deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë test do të zbulohet ADN-ja politike e secilit: kush ka gjak të huaj, do të rreshtohet përkrah Listës Serbe dhe interesave ruse; ndërsa ata me ADN dardane do të qëndrojnë besnikë ndaj Republikës së Kosovës.
Ky provim do të shërbejë si mësim i vlefshëm për qytetarët në zgjedhjet e ardhshme.
Në një botë që po ndryshon me shpejtësi, ku fuqitë e mëdha po rreshtohen sërish, ku interesat ndërkombëtare po ridefinojnë hartat dhe aleancat – a jemi gati?
A jemi të bashkuar, apo të tretur në harresë, në përçarje, në heshtje?
Jemi kombi më i vjetër në Ballkan – dhe njëkohësisht më i copëtuari.
Por jemi ende këtu! Jemi gjallë!
Dhe kemi një shans – ndoshta të fundit – për të treguar se e meritojmë të mbijetojmë si komb, jo vetëm si popull.
Le ta lëmë inatin, egon, ndasitë.
Le të bëhemi një mendje, një qëllim, një zë.
Jo për të pushtuar, por për të mos u pushtuar.
Jo për të urryer, por për të mos u asimiluar.
Jo për të ndarë, por për të mbrojtur atë që jemi.
Bashkohuni, o Shqiptarella ! Nesër mund të jetë vonë.
Kush përçan dhe bojkoton, i shërben interesave sllave që synon ta mbajë Kosovën nën ndikimin lindor dhe nën tutelën ruse.