Një deklaratë e bujshme nga Andrea, banori i “Ferma VIP”, ka ndezur debat në rrjetet sociale. Gjatë një bisede të sinqertë me banorët e tjerë, ai tregoi për momentin kur mësoi se do të bëhej baba për herë të parë – dhe zhgënjimin që ndjeu kur mori lajmin se fëmija ishte vajzë.
“Po punoja në serë kur mora lajmin… më thanë që ishte vajzë. M’u duk sikur më ra qielli mbi kokë. I thashë gruas: ‘Bëj gati valixhen dhe shko te nëna jote’,” u shpreh ai pa doreza, duke sqaruar se ishte rritur me bindjen se lindja e një djali ishte më e vlerësuar.
Por qëndrimi i Andreas ndryshoi rrënjësisht me kalimin e viteve, sidomos pas lindjes së vajzës së dytë.
“Kur lindi vajza e dytë, mezi e prita. Tani e di sa e madhe është dashuria për një vajzë. Është ndjesi tjetër, shumë ndryshe,” tha ai, duke treguar se përvoja si prind e ka bërë të reflektojë thellë mbi paragjykimet me të cilat ishte rritur.
Rrëfimi i tij ka hapur diskutime të gjera rreth stereotipeve gjinore dhe mënyrës se si përjetimi personal mund të ndryshojë bindje të thella kulturore.