Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar për media pas dështimit të gjashtë të seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës, teksa kritikoi ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për këtë ngërç politik.
Ai tha se kandidatja e VV-së, Albulena Haxhiu “nuk kalon”, teksa e ftoi VV-në ta ndërrojë propozimin.
Nga gazetarët e pranishëm, Krasniqi u pyet nëse do ta votinin depuetin Hekuran Murati, i cili ishte në rend me media teksa po deklarohej i pari i PDK-së.
“Ma merr menja që mirë kish qenë me e provu me e nxjerrë si propozim Hekuranin. Nuk po paragjykojë. Me bo me thanë po, ia hupi shanset veç që kam thënë unë po”.
“Albulena Haxhiu nuk kalon. Nuk i kanë votat. Ne mundemi me ardhë edhe 50 herë këtu, prapë nuk kanë me e marrë votën tonë për të”, tha Krasniqi.