Një baba mendoi se po humbiste mendjen kur nuk mundi të gjente fanellën e tij nga rrobat e sapolara, derisa kuptoi se në shtëpi kishte një vjedhëse të vogël dhe shumë simpatike: vajzën e tij tre-muajshe, Lucy.
Lucy dhe babai i saj, Ryan, u bënë hit në TikTok falë një videoje që ka mbledhur më shumë se 3.1 milionë shikime. Videon e publikoi mama e Lucy, Alex, dhe skena e papërmbajtur entuziazmoi shikuesit.
Në video, Ryan mban Lucy-n në duar ndërsa përshkruan për kamerën se si ai kishte çuar rrobat në dhomë. Kishte çorape dhe, siç mendoi ai, një fanellë. Por kur e hodhi rrobën në shtrat, pa vetëm çorapet.
Alex shpjegoi për Newsweek se Ryan sapo ishte kthyer nga një udhëtim biznesi dhe po nxirrte rrobat e pista ndërsa mbante Lucy-n në duar.
Kur më vonë e vuri vajzën në shtrat, fanella ra mbi të dhe bëhej e qartë se ajo e kishte fshehur gjatë gjithë kohës. /Telegrafi/