Mimoza Kusari Lila nga VV’ja ka thënë se 57 vota pro kandidates së LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk mund të konsiderohen bllokim i procesit.
Ajo ka shtuar se të dielën është afati i fundit i parapare per mbajtjen e seances konstituive, ose opsioni i fundit janë zgjedhjet.
“Nëse na kushtëzojnë me votimin e kryetarit, ne i kushtëzojmë me votimin e nënkryetareve. Nëse vazhdon kjo situatë opsioni i fundit për neve janë zgjedhjet. I bëj thirrje partive qe t’i thërrasin arsyes, nëse e votojnë kryetarin i votojmë edhe nënkryetaret. Të dielen është afati i fundit i parapare per mbajtjen e seances konstituive”, tha Kusari Lila.