E refuzonte Kadri Veselin në vitin 2017, VV’së s’i pranohet për herë të katërt Albulena Haxhiu| VIDEO

Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme seancën e gjashtë konstituive, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, propozoi sërish Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës. Ai u kërkoi votën edhe partive të tjera, duke u thirrur në tentim për të zhbllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Periskopi.

Kjo është hera e katërt që Haxhiu propozohet për këtë post, por pa rezultat. Ajo nuk ka arritur asnjëherë të sigurojë 61 votat e nevojshme. As në këtë seancë ajo nuk ka marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit. Haxhiu ka pasur 57 vota për, 47 vota kundër, dhe 3 abstenime.

Nisma sërish ka abstenuar.

Por një gjë të tillë dikur e kishte bërë edhe VV, në vitin 2017.

Vetëvendosje e kishte kundërshtuar ashpër zgjedhjen e Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit.

Madje në një deklaratë publike Glauk Konjufca i VV’së, ishte shprehur kështu:

“Meqenëse Kadri Veseli do të rrrëzohet dhe koalicioni PAN do të detyrohet ta vendosë tjetër perosn në funksion të kryeparlamentari të Republikës së Kosovës.” kishte thënë ai.