Punonjësi i hotelit ku kaloi pushimet CR7 i lë të gjithë pa fjalë, zbulon çfarë bëri ylli portugez

Kupa e Botës “Rusi 2018” nuk shkoi ashtu siç pritej për Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Kombëtarja luzitane shkoi në turne si kampione në fuqi e Europës, por u eliminua në 1/8 finale nga Uruguaji i Luis Suárez, rivalit të Ronaldos te Barcelona.

Pas këtij zhgënjimi, Ronaldo vendosi të largohej nga zhurma dhe mediat, duke kaluar disa ditë pushimi me familjen në një resort luksoz në bregun e Peloponezit, në Greqi, të quajtur “Costa Navarino”.

Atje arriti të fshihej nga sytë e shtypit botëror, i cili ishte në kërkim të informacionit për të ardhmen e tij, pas largimit të papritur nga Real Madridi. Një vendim që ai e kishte bërë publik vetëm disa javë më herët, pas finales së Champions League.

Kjo u bë e mundur falë stafit të hotelit, të cilët u kujdesën për sigurinë dhe privatësinë e tij dhe të familjes 24 orë në ditë. Por ajo që askush nuk e priste ishte gjesti i jashtëzakonshëm i mirënjohjes nga ana e Ronaldos në momentin e largimit.

As më pak e as më shumë, nga 2000 euro bakshish secilit prej 10 punonjësve që i kishin shërbyer. Po, po, e lexuat mirë. Këtë e ka treguar së fundmi një nga punonjësit e shpërblyer, në një intervistë për gazetën italiane “Corriere dello Sport”:

“Ishte nder dhe eksperiencë e mrekullueshme të kujdesesha për Cristiano Ronaldon dhe familjen e tij. Jemi shumë mirënjohës që Cristiano u bë pjesë e historisë sonë”.