Pesë shtëpi, katër banesa, dy vetura porche, rreth 850 mijë euro para në bankë, 1247 metra katror lokale afarist, e shumë para prona tjera brenda e jashtë vendit.
Kjo është pasuria e deklaruar se stomatologut nga Prishtina Fehim Haliti, ku të njëjtit dje Inspektorati Shëndetësor ia ka mbyllur kliniken për mbjelljen e flokëve pasi qe e njëjta vepronte ilegalisht.
Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasuria e palujteshme e doktorit është rreth 4 milionë euro.
Po ashtu doktori ka deklaruar se ka në pronësi dy automjete Porshe në vlere prej 290 mijë euro, si dhe 130 mijë euro ora të dorës.
Gjithashtu Haliti në formularët e deklarimit të pasurisë ka vetë deklaruar se në llogari bankare ka të depozituara rreth 850 mijë euro, si dhe rreth 1,1 milionë euro kredi bankare.
Të hyrat gjatë vitit të fundit sipas formularëve të Agjencisë Kundër Korrupcionit kanë qenë rreth 1.5 milionë euro.