“Po ndjehet një tërmet i fuqishëm”, momenti kur prezantuesja në Turqi ndërpren intervistën live pas dridhjeve të forta

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë ka goditur sot rajonin perëndimor të Turqisë.

Lëkundjet janë ndierë gjerësisht në shumë zona, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët.

Në momentin e tërmetit, moderatorja e CNN Turk, Meltem Bozbeyoğlu, ishte në një lidhje direkte gjatë edicionit qendror të lajmeve. Ajo u detyrua ta ndërpriste intervistën telefonike, duke thirrur: “Po ndodh tërmet!”

Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për viktima apo dëme materiale. Sipas Qendrës Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash. Autoritetet po monitorojnë situatën.