Sejdiu për Kurtin: Është duke u bërë horë – s’mund ta fsheh më marren duke i sulmuar të tjerët

Opinionisti Dardan Sejdiu tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk po dëshiron që të qeverisë.

Ai duke folur për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin tha se është duke u bërë horë dhe sipas tij, nuk mund ta fsheh, siç u shpreh “marren duke i sulmuar të tjerët”.

“Mendoj që ne e kemi të qartë që Lëvizja Vetëvendosje nuk po do të qeverisë. Këta mund të shkojnë kështu gjatë, gjashtë muaj, shtatë, tetë edhe asgjë mos me ndodh, Kuvendin duhet me marrë”.

“Duhet me ia dhënë këtij edhe dy-tri mundësi me u bë horë siç është duke u bërë dhe nuk mund ta fsheh më marren duke i sulmuar tjerët”, tha ai në klankosova transmeton Periskopi.