Këngëtarja e njohur, Rozana Radi ishte një nga personazhet më të pëlqyer të edicionit të 4 të Big Brother VIP Albania.
Shumë fansa dhe ndjekës së BBVA besuan dhe votuan që të fitonte rozana në një garë “kokë më kokë” me Gjestin, ku triumofi ky i fundit duke fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Reagimi i plotë:
I perulem publikut per gjithe dashurine dhe vlersimin ne kete udhetim fantastik jete! Finalja ishte e mbushur plot me emocione te bukura! Jam ende duke kerkuar mikrofonin ne trup dhe gjumin nuk e kam bere te plote. Falenderoj Top Channel qe me beri te shijoj nje eksperience UNIKE!
Sara Hoxha dhe Ledion faleminderit qe me ftuat te jem pjese e nje udhetimi qe destinacionin e kishte me emocione te forta! Lori Hoxha je ne krye te nje treni qe nuk ndalet!
Faleminderit gjithe skuadres fantastike te BBVA, autoreve, dhomes se rrefimit, regjise, teknikeve dhe gjithkujt qe u kujdes qe ky udhetim te jete i paharrueshem jo vetem per ne qe e jetuam por edhe per publikun! Ju jam mirenjohese per gjithçka!