LAJM I MADH: Cfarë pritet të ndodh me Gerta Gixharin dhe Rozana Radin?

Gjatë finales madhështore të “Big Brother VIP”, përveç spektaklit në skenë, u zhvilluan edhe disa intervista të shkurtra me ish-konkurrentë dhe personazhe të tjerë publikë.

Një nga momentet që ngjalli kureshtje ishte një intervistë spontane nga gazetari Ronaldo Sharka me Gerta Gixharin.

Pyetja që ngriti më shumë dyshime ishte ajo nëse Gerta dhe Rozana Radi do të moderonin së bashku një program të ri në Top Channel.

E pyetur nëse kishte ndonjë projekt në horizont me këngëtaren dhe ish-rivalen e saj në “BBV”, Gerta u shpreh:

“Me thënë të drejtën unë asnjëherë s’kam bërë emisione me bashkëprezantues, kam qenë gjithmonë vetëm”- tha ajo.

Edhe pse përgjigjja e saj nuk ishte një pohim i drejtpërdrejtë, fakti që nuk e përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi, mjaftoi për të ndezur thashethemet.

Për rikujtim, gjatë sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, Rozana dhe Gerta u përballën shpesh si rivale brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Megjithatë, një program me të dyja mund të ofrojë një dinamikë interesante dhe energji të veçantë për publikun.

Mbetet për t’u parë nëse ky bashkëpunim do të konkretizohet, por një gjë është e sigurt: një emision me Rozanën dhe Gertën do të tërhiqte vëmendje maksimale.