‘Ku janë Q8shat?’ A përfundoi Hati në Golf pas ndarjes? (VIDEO)

Një prej influencereve më të reja, Hati, po duket që nuk po e lënë rehat ndjekësit e saj, duke e gjykuar për jetën e saj të luksit që po e bën edhe pas asaj që po shihet pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti i saj, Jashari.

Në një video të publikuar në TikTok, Hati i përgjigjet një komentuesi, pasi ai e akuzon që kjo është duke vozitur një vetturë tjetër të tipit Golf, pasi të gjithë mendojnë që ekonomia e saj ka pësuar ndryshim që pas ndarjes nga Jashari, sepse shumë shpesh Hati ka qenë në syrin e publikut si një vajzë e cila mbahet nga i dashuri dhe gjithçka e ka nga ai.

Hati njihet për jetën e saj të luksit, me makina të shtrenjta, rroba nga firmat më të ndryshme, e udhëtime nga Evropa në Azi dhe nga Azia në Afrikë. Megjithatë, një gjë është e sigurt: Hati nuk ka ndërmend të ndalet, duke na treguar përditshmërinë e saj.

Edhe duket se tani, Jashari me gjasë është një e kaluar për të. /Prive By Liberta