Rron Gjinovci zbërthen ‘lojën’ e opozitës: Çfarë ‘papaka’, menojnë që kjo nuk po vërehet

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk u konstitua as në përpjekjen e dytë.

E për këtë, ka reaguar Rron Gjinovci përmes një postimi në Facebook, ku ironizoi me partitë opozitare “po menojnë që dijnë me lujtë shah”.

Ai komentoi deklaratën ku thonë se 100 deputët ishin në sallë dhe pse VV e NISMA nuk e kaluan raportin.

E prapavijën e kësaj, e zbërtheu Gjinovci ku tha se kjo është një lojë politike, që fundin e saj opozita po dëshiron ta ketë në Kushtetuese.

Postimi i plotë

Hibridët dhe opozita menojnë që dijnë me lujt shah

Po thojnë 100 deputetë janë kanë në sallë, pse VV dhe Nisma nuk po e kalojnë raportin? Këta po kanë qef me hi në lojë pa e votu raportin që me mujt me çu në Gjykatë Kushtetuse me shpresën që mos helbete Gjykata Kushtetuse e konsideron antikushtetus këtë veprim dhe eventualisht masi të jetë zgjedhë qeveria me mujt me kriju nji krizë ku shkelës i Kushtetutës del Albin Kurti.