Kryeministri në largim, Albin Kurti ka ikur sërish nga pyetjet e gazetarëve.
Gazetarja e ka pyetur disa herë nëse i kanë numrat për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, por ai nuk u përgjigj.
Kurti po ashtu nuk tregoi edhe nëse ka dorëzuar dorëheqjen.
Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të bëjnë përpjekjen e radhës për të konstituar Kuvendin.
Në ora 12:00 do të vazhdojë seanca konstituive e legjislaturës së nëntë, e cila është ndërprerë të martën.