Pse italianët konsumojnë shumë makarona dhe nuk shtojnë peshë? Ja shpjegimi

Makaronat janë pa dyshim një nga ushqimet më të dashura në mbarë botën. Por ajo që të bën të mendohesh është fakti që Italia vendi që konsiderohet “nëna” e makaronave – ka ndër përqindjet më të ulëta të mbipeshës në Europë, edhe pse 44% e popullsisë i konsumon pothuajse çdo ditë.

Ky paradoks ka zgjuar interesin e nutricionistëve, të cilët janë përpjekur të kuptojnë se si italianët arrijnë të përfshijnë një ushqim kaq të pasur me karbohidrate në dietën e tyre të përditshme, pa rrezikuar shtim në peshë. Nutricionistja Julia Fare hedh dritë mbi disa prej zakoneve që, sipas saj, janë çelësi i këtij ekuilibri.

Një nga gabimet më të zakonshme që bëhet në shumë vende është kombinimi i makaronave me bukën, një kombinim që rrit ndjeshëm vlerën kalorike të vaktit. Italianët, nga ana tjetër, i konsumojnë makaronat si pjatë më vete, pa shoqërim me bukë.

Gjithashtu, sasitë janë të kontrolluara një porcion mesatar në një familje italiane përmban rreth 80 gram makarona për person  shumë më pak sesa ajo që zakonisht shërbehet në vendet e tjera.

Salcat? Të lehta, të freskëta dhe natyrale

Italianët janë gjithashtu shumë të kujdesshëm me përbërësit që përdorin. Në vend të salcave të rënda, me krem apo të skuqura, ata preferojnë salca të thjeshta me përbërës të freskët si perime, domate, hudhër apo vaj ulliri. Këto jo vetëm që e ruajnë shijen autentike të makaronave, por janë edhe shumë më të lehta për organizmin.

Përgatitja e shëndetshme është thelbësore, shumë nga salcat industriale kanë sheqer të shtuar dhe yndyra të padëshiruara që e rrisin ndjeshëm rrezikun për mbipeshë.” thekson Fare.

E ziejnë ‘al dente’  dhe ka një arsye për këtë

Një tjetër detaj i rëndësishëm është mënyra e gatimit. Italianët preferojnë t’i ziejnë makaronat ‘al dente’, pra t’i lënë pak më të forta se zakonisht. Kjo jo vetëm që i jep një teksturë më të këndshme, por edhe ndikon në mënyrën se si karbohidratet përthithen nga trupi.

Y Kur makaronat janë të ziera më pak, ato kanë një indeks glicemik më të ulët, çka ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në ruajtjen e energjisë për një kohë më të gjatë dhe më e rëndësishmja që nuk e ngarkojnë organizmin me kalori. Syri.net-iefimerida.gr.