“Nuk është shumë i shkolluar, por…”/ Zhaklin Lekatari habit me deklaratën e saj për Gjestin

Ish-opinionistja e “Big Brother VIP 2”, Zhaklin Lekatari, ishte së fundmi e ftuar në “Fan Club”, ku ndau mendimet e saj për edicionin aktual të reality show-t dhe finalistët

Ish-opinionistja e “Big Brother VIP 2”, Zhaklin Lekatari, ishte së fundmi e ftuar në “Fan Club”, ku ndau mendimet e saj për edicionin aktual të reality show-t dhe finalistët: Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako.

E pyetur për Gjestin, Zhaklina e përshkroi me një fjalë të vetme: “i paharrueshëm”. Ajo theksoi se kontributi dhe dinamika që ai ka sjellë këtë sezon do të mbesin gjatë në kujtesën e publikut.

“Mendoj se do të kalojnë vitet, do të zhvillohen edicione të reja të Big Brother-it, por dinamikat që ai ka sjellë do ta bëjnë të paharrueshëm”, tha Lekatari.

Ajo gjithashtu u ndal te mënyra si Gjesti ka ndikuar në rrjedhën e lojës:

“Në ndryshim nga fituesit e tjerë, ka një moshë të re, nuk është shumë i shkolluar, ka kufizimet e veta, por ka krijuar debat, ka ngacmuar pothuajse të gjithë dhe ka nxjerrë jashtë tre apo katër banorë me zarfin e zi”.

Zhaklina, e cila ishte opinioniste në sezonin e dytë ku triumfoi Luiz Ejlli, këtë vit është shprehur hapur si një përkrahëse e fortë e Gjestit.

Ajo ka vlerësuar qasjen e tij në lojë dhe rolin që ka pasur në eliminimin e “grupit të bullizuesve” nga shtëpia.