Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Askush nuk i ka faj Vjosa Osmanit që me kohë nuk e ka çuar përpara idenë e ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli, pse jo edhe kalimin në sistemin qeverisës presidencial. Reciprociteti ekonomik dhe tregtar në mes shteteve nënkupton respektin e ndërsjellë, pastaj vijnë në shprehje raportet tjera miqësore apo më pak miqësore në mes shteteve.
-Nëse Kosova e trajton fqinjin e saj verior – Serbinë – më mirë se SHBA-në në aspektin tregtar, kjo nuk duhet të interpretohet si një rrëshqitje nga prioritetet strategjike drejt një politike të brendshme të mbyllur dhe kontradiktore.
Shtrohet pyetja: pse?!
Sepse Kosova me Serbinë, edhe përkundër raporteve të tendosura politike, ka marrëdhënie të ngushta ekonomike dhe tregtare.
Deshëm apo s’deshëm ta pranojmë, Kosova importon më shumë se 50% të produkteve ushqimore nga Serbia. Kur kësaj t’i shtohen edhe importet ndërtimore, industriale dhe komerciale, atëherë mund të themi se kemi të bëjmë me një shtet, produktet e të cilit çdo ditë qarkullojnë në tregun kosovar.
Kjo po ndodh për shkak të politikave të gabuara zhvillimore të qeverive paraprake, të cilat nuk i kanë kushtuar kujdesin e duhur ngritjes së kapaciteteve prodhuese vendore.
Si pasojë e kësaj, tregun e Kosovës e kanë vërshuar produktet nga shtetet e rajonit dhe deri te ato më të largëta transatlantike, të cilat në të shumtën e rasteve në Kosovë vijnë me afate të skaduara.
Kur jemi në këtë segment, Qeveria e Kosovës aspak nuk i rrezikon raportet me aleatin kryesor, SHBA-në, për shkak të një tarife reciproke simbolike prej 10%, dhe as për hir të një neutraliteti ekonomik në raport me Serbinë.
Në fakt, në këtë mes është futur një e keqe e madhe me emrin Vjosa Osmani, e cila për interesat e saj elektorale e kundërshton çdo veprim të Qeverisë, përfshirë edhe vendimin e fundit për vënien e tarifës reciproke me SHBA-në.
Refuzimi i propozimit të Presidentes Osmani nga ana e Qeverisë nuk është shenjë, por kulmi i përçarjes së brendshme politike që dëmton interesin kombëtar dhe shtetëror të Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani jo që po e kundërshton, ajo po e tradhton hapur Albin Kurtin për llogaritë e saja elektorale.
Disa po harrojnë se e dalldisura e pushtetit nuk e ka hallin e Amerikës, por si të bëhet edhe një herë presidente e Kosovës në mënyrën e saj më perfide!
Siç e dogji LDK-në në vitin 2021 për karrierë politike, njëjtë do ta djegë edhe partinë GUXO, por jo edhe Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen!
Mjafton një citat i Vjosa Osmanit për ta kuptuar tendencën e saj për t’u dukur si prepotente në politikën kosovare, po citoj: “Unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës. Në fakt, propozimet edhe nga qytetarët kur vijnë, ato duhet të mirëpriten, e lëre më nga Presidentja e Kosovës, që e mbron interesin e Kosovës”!
Kjo po i harron qëllimshëm kompetencat e kufizuara politike që i ka presidentja në sistemin parlamentar! Askush nuk i ka faj Vjosa Osmanit që me kohë nuk e ka çuar përpara idenë e ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli, pse jo edhe kalimin në sistemin qeverisës presidencial.
Derisa kjo të mos ndodhë në Kosovë, presidentët më shumë kanë rol ceremonial (ndarje të mirënjohjeve dhe dekoratave), e fare pak vendimmarrës në politikëbërje dhe asnjë kompetencë në qeverisjen e shtetit.