Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka komentuar veprimet e deputetëve të opozitës gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Bogujevci ka shkruar se, për inat të Kurtit dhe Vetëvendosjes, opozita po e shpërfill vullnetin e popullit.
Postimi i plotë:
Së pari, me pa Listën Serbe në Kuvend goxha dëshpëruese, e kjo falë opozitës.
Së dyti, me i pa edhe duke e nënvlerësu votën e qytetarëve, madje edhe ndaj vetevetes është përtej çdo imagjinate.
Për inati të Albinit Kurtit dhe VETËVENDOSJE!-s këta e minojnë edhe institucionin e edhe e shpërfillin vullnetin e popullit.
E pabesueshme por e vërtetë. Veç a dëmtohet Kurti e Lëvizja nuk ka rëndësi a shkon poshtë shteti, republika e populli.
Së treti, me blloku mundeni po me përparu diçka me ju, kurrë hiç.
Ndaj jeni aty ku jeni.