“Mua një herë të më provosh…”, deklarata pikante e Luana Vjollcës në hapjen e Ferma VIP: Kujt ia drejtoi?

Puntata e pestë e Ferma VIP 2 erdhi si gjithmonë nën drejtimin e veçantë të Luana Vjollcës, e cila si çdo prime edhe këtë herë na mahniti me “look”-un e saj, e kuruar në çdo detaj.

Por ajo çfarë mori vëmendjen ishte një deklaratë pikante nga vetë Luana.

“Mjaftuan vetëm 2 ditë që ata të na jepnin material për ta gdhirë së bashku edhe sonte, si në çdo takim tjetër tashmë.

Ah këto takimet tona! Takime që unë mezi i pres sepse nëpërmjet takimeve ne krijojmë marrëdhënie dhe marrëdhëniet janë si një kopësht me lule; ato kërkojnë përkujdesje dhe dashuri për t’u rritur.

Ok, sot qenkam vërtet shumë romantike… se nga më buron vallë nuk di”, u shpreh Luana, teksa vazhdoi.

“Por meqenëse fola për lulet dhe jam aq modeste sa veten dhe të gjitha vajzat i krahasoj me një lule, më lejoni t’ju them diçka për veten:

‘Mua një herë të më provosh, gjithë jetën do më kërkosh…’

Si moderatore e kam fjalën! Se nuk u çmenda aq shumë që të kaloj në temë tjetër.”

Deklaratë që shkaktoi të qeshura në publik dhe tek opinionistët, ku Zhaku plotësoi fjalinë “Nëse neve na provon… do na harrosh!”. Kështu u shpreh opinionistja e Ferma VIP, duke qeshur, dhe u kundërshtua nga Kastro i cili tha: “Fol për veten.”

24 orë në 7 ditë të javës, Ferma VIP vjen për publikun në dy kanale të dedikuara të platformës Tring, si dhe përmbledhjet ditore në orën 17:00. /vizionplus.tv/